Sipas raportimeve nga Sky Italia, sulmuesi i Juventusit, Moise Kean është gati t’i bashkohet Atletico Madridit në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.
Kean, 23 vjeç, bëri një transferim të plotë në Juventus nga Everton në korrik për 30 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, ai e ka pasur të vështirë të ndikojë në Serie A dhe nuk ka shënuar ende një gol në ligën italiane këtë sezon, pavarësisht se ka luajtur 472 minuta. Kontrata e tij me Juventusin skadon në qershor të vitit 2025.