Lajme

I plagosuri rëndë në Gjilan, QKUK: Vazhdon trajtimin në Intensivë

10/11/2026 09:27
nga:G B

Të premten ka ndodhur tragjedia në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku humbën jetën Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci, si dhe Mazllum Bogujevci mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në këtë incident.

Sinjali ka raportuar se ngjarja dyshohet se lidhet me një ngatërresë të mëhershme, ndërsa motivi i plotë dhe dinamika e rastit ende janë duke u hetuar.

Bogujevci po vazhdon të marrë trajtim mjekësor në Njësinë e Kujdesit Intensiv në QKUK.

Drejtori i mjekimit intensiv në QKUK, Shaqir Uka ka bërë të ditur se pacienti është i fjetur me barna dhe i lidhur me aparaturë mjekësore.

“Gjendja e përgjithshme është relativisht stabile”, ka deklaruar Uka për Sinjalin.

Ndryshe, për rastin dyshohet Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafije Bogujevcit.