Lajme

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në QKUK

02/01/2026 16:49
nga:Genita C

I plagosur me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut pas trajtimit emergjent në Spitalin e qytetit është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu.

“Rreth orës 13.50, një person( 1990) i plagosur me armë, plaga hyrëse/dalëse në këmbë. Pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe ekzaminimeve tjera, i plagosuri është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin e plagosjes është arrestuar një i dyshuar.