Lajme

“I përgjigjem pozitivisht ftesës së kryesuesit të seancës, Avni Deharit”, Kurti për vazhdimin e seancës konstituive

08/08/2026 11:18
nga:Gazeta Blic

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se vazhdimi i seancës konstituive është ftuar për sot dhe vetëm kësaj ftesë i përgjigjet pozitivisht.

Ai tha se i përgjigjet ftesës së Avni Deharit për seancë.

“Kryesuesi i seancës konstituuese, deputet më i moshuar Avni Dehari, ka ftuar për vazhdimin e seancës dhe unë kësaj i përgjigjem pozitivisht”, tha shkurtimisht Kurti.