Lajme

I paraburgosuri në Burgun e Hajvalisë i jep fund jetës

10/29/2024 21:40
nga:Y I

Një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali u dërgua pa shenja jete në QKUK pasi dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot në mbrëmje.

Viktima u dërgua pa shenja jete në Emergjencë, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga ekipi mjekësor, raporton Sinjali.

I njëjti u arrestua në rajonin e Pejës gjatë një aksioni në të cilin u sekuestruan një ton drogë.