Sporti

I pandalshëm Mërgim Berisha, Augsburgu fiton me golin e tij ndaj Bayer Leverkusen

02/03/2023 22:23
nga:Mergim Rreci

Mërgim Berisha i ka dhënë fitoren skuadrës së Augsburgut ndaj Bayer Leverkusen.

Futbollisti shqiptar ka realizuar golin e vetëm në këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport.

Berisha shënoi në minutën e 55-të për 1 me 0, duke vendosur edhe epilogun përfundimtar.

Ky ishte goli i gjashtë në 13 javë për Berishën, i cili ka regjistruar gjithashtu edhe 4 asiste. Sulmuesi është një nga lojtarët më të mirë të momentit te skuadra e Augsburgut, duke u shndërruar në një lider të sulmit.