Real Madrid viziton Valladolidin nesër nga ora 21:30 në kuadër të xhiros së 15-të të La Ligës spanjolle, ndërsa sot para kësaj ndeshje është mbajtur një seancë stërvitore dhe konferencë për shtyp.
Luka Modric, Aurelien Tchouameni dhe Eduard Camavinga, mesfushorë që luajtën deri në fund të Kupës së Botës, u shfaqën në stërvitje për herë të parë që nga përfundimi i Botërorit, përcjell GazetaBlic Sport.
Mesfushori kroat i është rikthyer kështu procesit stërvitor vetëm 12 ditë pas ndeshjes së tij të fundit në Botëror, atë kundër Marokut në ndeshjen për të brozntën.
Po të merret parasysh koha që kaloi derisa futbollistët u mirëpritën në Kroaci një ditë më vonë, shihet qartë se Modric ka mezi dhjetë ditë pushim.
Një shembull se si duhet ekipi dhe kombëtarja…
/GazetaBlic Sport
? The boys are back in town!
?? @atchouameni
?? @Camavinga
?? @lukamodric10 #RMCity pic.twitter.com/ykZZYJYNEL— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) December 29, 2022


