FC Prishtina ka njoftuar se futbollisti Amar Demolli, e ka përfunduar me sukses operimin në gjurin e majtë.
Fatkeqësisht, Demolli u lëndua në miqësoren e 14 nëntorit, në përballjen e Prishtinës me Duakgjinin, shkruan GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se Demolli së fundmi ishte rikthyer në fushë pas një lëndimi të ngjashëm, ku po ashtu kishte qenë i detyruar t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, atëherë në gjurin e djathtë.
19 vjeçari vlerësohet si një talent shumë i madh dhe shpresojmë që lëndimet të mos e pengojnë në karrierën e tij.


