Sot, Leeds njoftoi shkarkimin e trajnerit Jesse Marsch dhe ndeshjen e së mërkurës kundër Manchester United do ta shohë skuadrën e drejtuar nga Michael Skubala, Paco Gallardo dhe Chris Armas.
Ndërkohë, skuadra angleze duket se është në proces të gjetjes së një trajneri të ri, teksa gazeta spanjolle, AS raporton se ata kanë bërë një hetim për të nënshkruar me trajnerin e Castilla, Raul.
Legjenda duhet të ketë thënë prerazi jo. Arsyeja pse Raul nuk dëshiron të largohet nga ekipi B i Real Madridit është se “koha nuk është e duhur” dhe se ai nuk dëshiron të bëjë asnjë hap të gabuar në karrierën e tij si trajner.
/GazetaBlic Sport


