Sporti

I ofendoi gjyqtarët, trajneri i Bayern Munich dënohet me 50 mijë euro!

02/22/2023 18:32
nga:Lorik J

Federata Gjermane e Futbollit ka njoftuar se ka gjobitur Julian Nagelsmann me 50,000 euro pasi ai pati një grindje të ashpër me gjyqtarët pas ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach.

Trajneri i Bayern Munichut, i nervozuar nga disfata, ishte ankuar te Tobias Welz, duke bërtitur fillimisht “A po tallesh me mua?” dhe më pas, edhe më i tërbuar, “Zoti im, Zoti im. Çfarë grupi idiotësh!”, duke trokitur në derën e dhomës së zhveshjes së vetë Welzit dhe ndihmësve të tij.

Trajneri i njohu menjëherë gabimet e tij, duke kërkuar falje më pas dhe kështu shmangu një skualifikim.

/GazetaBlic Sport