Lajme

I nxehti afrikan ‘mbërthen’ Shqipërinë, sa do të jenë temperaturat

07/18/2022 17:12
nga:G B

Shqipëria do të përjetojë një tjetër javë përvëluese. Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë vendin do të sjellë temperatura që do të kapërcejnë vlerën e 40 gradëve në mesjavë.

Hakil Osmani: Sot kemi temperatura deri në 38 gradë celsius, por e mërkura do shënojë mbi 40 gradë në zona të veçanta.

Këto temperatura aspak normale për stinën do të jenë prezente përgjatë gjithë javës.

Hakil Osmani: Kjo valë e të nxehtit do të zgjasë deri të hënën e ardhshme. Problem do jenë dhe vlerat minimale duke bërë që gjatë gjithë 24 orëve të jetë vapë.

Por kjo nuk do të jetë e fundit valë e të nxehtit që përfshin Shqipërinë. Sinoptikanët e kanë parashikuar edhe më herët se kjo verë do të shënojë disa episode me temperatura ekstreme.