Cult

I njohur për rolin e tij në filmin ‘Home Alone’, fjalimi i Joe Pescit në Oscar zgjati vetëm 3 sekonda

02/10/2022 14:37
nga:Donika Fetahu

Joe Pesci, i njohur për rolin e tij në filmin e famshëm “Home Alone”, feston sot ditëlindjen e tij të 79-të.

Pesci, i cili në vitin 1991 e fitoi çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë në rol dytësor me filmin e Martin Scorsese “Goodfellas”, pati një fjalim të veçantë.

Fjalimi i tij zgjati vetëm tre sekonda, ku Pesci tha: “Është një privilegj për mua, faleminderit”.

Pas disa viteve, kur e pyetën pse nuk shtoi edhe diçka tjetër më shumë në fjalim, ai tha se nuk e besonte që ka fituar këtë çmim.