Sporti

I ngatërruan me tifozët e Lazios, ultrasit e Cagliarit i bën për spital dy turistë

03/07/2022 23:24
nga:L J

Shfaqje e dhunshme ndodhi në Sardenjë para dhe pas ndeshjes së Cagliarit ndaj Lazios.

Pasditen e së shtunës, në zonën qendrore të qytetit, dy turistë nga Argjentina u ngaterruan si tifozë të Lazios dhe u sulmuan me shkelma, shuplaka dhe grushta nga një grup tifozësh të Cagliarit.

Disa njerëz që kalonin nëpër zonë thirrën policinë, ndërkohë agresorët u larguan para mbërritjes së policisë.

Në vendngjarje mbërriti edhe ambulanca e cila transportoi në spital një prej turistëve.

Njëri nga dy argjentinasit përfundoi në spital por u lirua me një prognozë prej 15 ditësh.

Dhuna ishte edhe protagonist pas ndeshjes: dy tifozë të Lazios ranë në kontakt me po aq tifozë të Cagliarit në zonën e Via Sassari natën vonë dhe pasi u ofenduan, dy fraksionet ranë në përplasje.

Edhe në këtë situatë ka ndërhyrë policia dhe tifozët janë larguar.