Showtime

“I nderuar Cana nga Gjakova”/ Fifi zbulon çfarë vendi zë Graniti në jetën e saj: Pavarësisht që ka shkaktuar tensione në familjet…

11/27/2021 10:03
nga:Gazeta Blic

Këngëtarja e njohur, Fifi, ishte mbrëmjen e djeshme në studion e “Big Brother VIP”, ku ndodhej dhe ish-banori, Granit Cana.

Në një moment, moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, e pyeti se çfarë vendi zë modeli në jetën e saj.

Fifit deklaroi se Granitin e ka shok, pavarësisht gjërave që ka parë kur ka dalë nga shtëpia.

“Graniti do jetë miku im dhe pavarësisht gjërave që kam parë kur kam dalë jashtë i nderuar Cana nga Gjakova, pavarësisht çdo gjëje që është hiperbolizu, pavarësisht çdo gjëje që ka shkaktu tensione në familjet tona, unë jam një njeri që fal”, tha ajo.