Lajme

I moshuari i jep fund jetës me armë gjahu

09/05/2021 21:56
nga:Q R

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Baqel në Lezhë.

Një 76-vjeçar, në kushte depresive, i ka dhënë fund jetës së tij me armë gjahu. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 18:30.

Njoftimi i policisë Lezhë:

Rreth orës 18:30, në fshatin Baqel, Njësia Administrative Dajç, Lezhë, në banesën e tij, dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi V.N.,76 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./Topchannel.

 

Vdekja e foshnjës 3-javëshe nga COVID-19, mjekja thotë se në spital u pranua në gjendje të rëndë