Lajme

I morën rreth 1 mijë e 900 vota, reagon Kuçi: “PSD vazhdon, falemnderit të gjithëve që na mbështetët”

06/07/2026 23:14
nga:Sh R

Partia Socialdemokrate ka marrë rreth 1 mijë e 900 vota.

Natyra Kuçi, kandidate nga kjo parti shkroi në një reagim se “nuk arritëm rezultatin që dëshiruam.”

“Kjo është e qartë dhe nuk e anashkalojmë. Por besimi ynë në bindjet dhe vlerat që kemi përfaqësuar mbetet i palëkundur. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën. PSD vazhdon. ♥️,” shkroi ajo.