Lajme

I mituri ther me thikë të miturin në Gjilan

09/27/2023 09:50
nga:Y I

Dje rreth orës 12:30 është arrestuar një i mitur në Gjilan.

I njëjti u arrestua nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë një tjetër të mitur me ç’rast i ka shkaktuar lëndime në këmbë.

Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.