Lajme

I mituri sulmoi fizikisht tre zyrtarë policorë, përfundon në pranga

04/04/2026 09:32
nga:Sh R

Një i mitur  është arrestuar në Zubin Potok, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dje tre zyrtarë policorë, të cilët ndodheshin në asistencë të zyrtarëve të ATK-së gjatë kontrollit të një lokali.

Sipas raportit 24-orësh, tre zyrtarët policorë kanë marrë tretman mjekësor si pasojë e sulmit.

“Ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thotë Policia.