Lajme

I mituri e ther me thikë një tjetër në sheshin e Podujevës

09/03/2023 08:51
nga:G B

Një i mitur është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë një të mitur tjetër mbrëmjen e së shtunës në sheshin e Podujevës.

Në raportin e 24 orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.