I mbijetuari i Masakrës së Poklekut, Fadil Muqolli ka folur mbi ekspozitën me shumë pasaktësi mbi masakrat e Kosovës.
Në emisionin “Kosova Today”, Muqolli tha se ishte kontaktuar nga Shkëlzen Gashi mbi ekspozitën.
“Du me shkru për Masakrën e Poklekut. Unë ia kam tërhequr vërejtjen, i kam thënë duhesh me shkru çka them unë, jo çka do ti. Me këtë që ka ndodh, është shkatërruar vuajtja, është shkatërruar vrasja dhe e vërteta e asaj që ka ndodhur. Për mendim tim, ndihmë kaq të madhe, dhe punë më e madhe që i është kryer Serbisë, nuk kish mundur askush me e bë”, u shpreh Muqolli në Klan Kosova.


