Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për vjedhjen në një market në Lipjan.
Policia ka njoftuar i dyshuari ishte i maskuar dhe me forcë kishte depërtuar në lokal-market dhe kishte vjedhur para.
“Mbrëmë nga njësite policore të stacionit të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar për veprën vjedhje e rëndë, që ka ndodhë me datën 13.02.2026, rreth orës 22:00, në një market ku janë vjedhur një shumë e parave.
Pas marrjes së disa veprimeve operative zyrtarët policor, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: B.G (mashkull) 54 vjeç, shtetas Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Nga i dyshuari janë sekuestruar rreth 108 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje


