Sporti

I madh dhe jashtë fushës – Courtois mbështet Ter Stegen pas lëndimit

09/23/2024 10:30
nga:Lorik J

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka mbështetur homologun e tij të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, i cili mori një dëmtim të rëndë në fitoren 5-1 ndaj Villarrealit dhe ka gjasa se do të mungojë për pjesën tjetër të sezonit.

“Më vjen keq për dëmtimin, Marc-Andre ter Stegen, dhemb shumë kur të shoh të largohesh nga fusha kështu. Shpresoj që të shërohesh shpejt dhe të shihemi përsëri”, ka shkruar belgu.

Shqetësimet fillestare janë se Ter Stegen i ka këputur ligamentet.

/GazetaBlic Sport