Sporti

“I lumtur për golat dhe fitoren”, Rashica: Ishte rast i mirë për lojtarët e rinj

10/13/2023 12:03
nga:E K

Kosova fitoi në transfertë me rezultatin 0-3 ndaj Andorrës duke rihapur llogaritë në Grupin I. Pas sfidës, Milot Rashica që realizoi dy gola, u shpreh se është i lumtur për fitoren ndërsa shtoi se ndeshja ndaj Andorrës ishte një mundësi e mirë edhe për lojtarët e rinj të provuar nga trajneri Primoz Gliha.

“Jam i lumtur për golat dhe fitoren. Ishte një fitore e mirë, pasi është e para. Po ashtu, ishte një rast i mirë për të provuar disa lojtarë të rinj, duke e pasur parasysh situatën në grup.

Mendoj se shumica kanë treguar paraqitje të mirë dhe e kanë dhënë maksimumin në këtë ndeshje”, u shpreh Rashica pas ndeshjes.