Ilkay Gundogan shkëlqeu në finalen e FA Cup përballë Manchester United. Kapiteni shënoi dy gola dhe i dhuroi trofeun Manchester City, në derbin e fundit të tij si lojtar i Citizens.
Mesfushori ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe në verë pritet të transferohet te Barcelona me parametër zero.
Pep Guardiola u ndal pas ndeshjes te performanca e 32-vjeçarit, ku ndër të tjera tha: “Gundogan ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm.
Ai është një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme, por është edhe i zgjuar. Ndeshjet e mëdha i luan sikur të ishin miqësore. E përballon shumë mirë presionin”, u shpreh trajneri spanjoll./ss


