Christian Eriksen është tashmë në gjendje të mirë dhe gjendja e tij po përmirësohet.
Ai pritet qëshumë shpejt largohet nga spitali dhe mediat kanë zbuluar edhe detaje nga qëndrimi i tij në spital, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas burimeve nga mediat atje, Eriksen ka qenë i lodhur nga ushqimet në spital dhe ka kërkuar një picë nga jashtë.
Dëshira i është plotësuar menjëherë lojtarin, teksa në dhomën ku qëndron, me shpejtësi iu dërguan picat që ai kërkoi.
Pritet që Eriksen të mos qëndrojë edhe për shumë kohë, pasi raportimet e fundit tregojnë se ai mund të largohet nesër, për të qëndruar në shtëpi më pas.
/GazetaBlic Sport/


