Ruben Amorim foli për mungesën e Alejandro Garnacho dhe Marcus Rashford për ndeshjen e sotme ndaj Man City.
Amorim thotë se kjo ishte përzgjedhja e tij për ballafaqimin e sotëm, andaj ishte vendimi i tij në tërësi.
“Unë nuk dua të dërgoj një mesazh. Është thjesht një vlerësim, dhe ata e dinë këtë. Lojtarët janë me të vërtetë, shumë të zgjuar. Të gjithë e kuptojnë vendimin tim. Unë duhet të zgjedh. Është vetëm një përzgjedhje e thjeshtë”, tha Amorim për mediat britanike para ndeshjes.
“Unë i kushtoj vëmendje çdo gjëje, mënyrës se si ushqehesh, mënyrës se si vesh rrobat për të shkuar në një lojë. Gjithçka. Unë bëj vlerësimin tim dhe më pas vendos. Ka një komunikim pas stërvitjes së fundit”, përfundoi ai.
Kujtojmë se derbi i Manchesterit luhet sot nga ora 17:30.
/GazetaBlic Sport