Që nga vitit 2015 Blerat Ukaj punoi me projekte të ndryshme në Afganistan në sektorin e administratës tatimore. Pas përfundimit të disa projekteve Ukaj u rikthye edhe një herë në kryeqytetin e Afganistanit me projekt të Bashkimit Europian tash për tatimin mbi vlerën e shtuar, veçse fati i kosovarit ishte të shkonte me punë në Kabul në periudhën kur pushtetin atje e morën talebanët.
Një ditë pas rikthimit në vendlindje Ukaj ka rrëfyer përjetimin e tij në hotelin e rrethuar nga grupe të armatosura.
“Ne mblidheshim dhe tentonim të bënim zgjidhje por siç duket ishim pak të pashpresë për shkak se Bashkimi Europian siç duket për shkak të rrethanave të ndodhen na u shkëput komunikimi dhe ne ishim pa mbështetje nga punëdhënësi ynë dhe ne ishim pa mbështetje. Më ka kontaktuar direkt ministrja Donika Gërvalla dhe zyra e presidentes”, tha Ukaj.
Ai tha se gjendja në Afganisatan është shumë më e rëndë sesa që paraqitet në media për shkak të qasjes së kufizuar të qasjes atje.