Lajme

I konfiskohet arma me të cilën gjuajti gjatë dasmës

09/13/2024 10:15
nga:N K

Të enjten, njësiti policor në Podujevë nga një person ka konfiskuar një pushkë automatike me të cilën dyshohet se kishte gjuajtur në një aheng familjar mbrëmjen e datës 09.09.2024 në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.