Policia e Kosovës ka njoftuar se në Deçan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur mitur nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje që kishte me prindërit e tij, pasi që iu kishte kërkuar para e ka goditur nënën e tij në dorë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje që kishte me prindërit e tij, pasi që iu kishte kërkuar para e ka goditur nënën e tij në dorë”, njofton Policia.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.


