Lajme

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

06/19/2026 19:34
nga:L J

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ditën e sotme, në Paldenicë të Hanit të Elezit, është arrestuar 57 vjeçari, i cili ka qenë i kërkuar nga gjykata.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, shtohet edhe se, M.B, është i dënuar me pesë vite burgim, për veprën penale ‘’sulm seksual’’.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme në stacionin policor në Han të Elezit, i arrestuari është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin përkatës korrektues”, thuhet mes tjerash në njoftim.