Reperi shqiptar, Capital T, vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale.
Ai shpesh herë tregohet i afërt me ndjekësit e tij, kështu duke zhvilluar biseda të ndryshme me ta, shkruan GazetaBlic.
Së fundi, reperi pyeti ndjekësit se ku dëshironin ta shihnin performancën e tij.
Një ndjekës shkroi: “Në Serbi të lutem, ke fansa edhe këtu.”
Ndërsa, reperi shqiptar nuk u përmbajt dhe ktheu përgjigjen që e dëshiron çdo shqiptar.
Kur shteti juaj të na njohë. Republika e Kosovës.”- shkruan ai, shoqëruar me flamurin e Kosovës./GazetaBlic/



