Uncategorized

I kërkoi para por nuk i dha, një i dyshuar në Gjilan e kanos nënën e vet

05/01/2021 09:00
nga:M K

Dhuna familjare bëhet edhe më e rëndë kur ajo ushtrohet ndaj nënave.

Një rast i tillë i dhunës në familje u shënua dje në Gjilan.

Sinjali ka mësuar se në rrugën “Kastriot Arifi” në Gjilan, një mashkull e ka kanosur nënën e tij pasi fillimisht, i kishte kërkuar asaj para.

Meqenëse nuk i kishte dhënë, në shenjë revolte, ai kishte demoluar gjësende dhe orendi shtëpiake.

LEXO EDHE:

Prishtinasi raporton në polici se ia kanë rrëmbyer të dashurën, i dyshuari thotë se ajo ka shkuar me vetëdëshirë