Lajme

I kërkoi favore një gruaje, arrestohet zyrtari komunal në Obiliq

07/29/2021 00:30
nga:Gazeta Blic

Pas një aksioni të organizuar Policia e Kosovës ka arrestuar një punonjës së Komunës së Obiliqit.

Para Zyrës së Gjendjes Civile vërehet një fluks i qytetarëve që po presin për shërbime.

Por këto shërbime zyrtare nuk do të mund t’i ofrojë më njëri nga punonjësit e kësaj Zyre në Obiliq.

I njëjti një ditë më parë u arrestua pasi u zu duke kërkuar favore nga një grua, në këmbim të ofrimit të dokumenteve.

Policia e Kosovës bëri të ditur se zyrtari në fjalë tashmë gjendet prapa grilave.

Për rastin ishin informuar edhe krerët e Komunës së Obiliqit.

Por ai tregon masat që kanë marrë ndaj punonjësit të tyre, dhe se cilat do të i marrin nëse ai shpallet fajtor.

Ndërkohë, qytetarët e Obliqit po shprehen të pakënaqur me shërbimet që u ofrohen nga Komuna.

Ata thanë se ka mungesë profesionalizmi.

Por kishte nga ata të cilët janë të kënaqur me punën e gjendjes civile.

Dhe se nuk ndodhin vonesa.

Pavarësisht ankesave, për shkak të ardhjes së mërgimtareve objekti i gjendjes cilivile punon dy orë shtesë pas rritjes së numrit të kërkesave për këto shërbime.