Sporti

I kërkoi autograf Messit, suspendohet për 6 muaj gjyqtari meksikan

02/25/2025 11:32
nga:Lorik J

Lionel Messi dhe Inter Miami mposhtën 1-0 Sporting Kansas City në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Kupës së Kampionëve CONCACAF javën e kaluar.

Ndeshja ishte gjithashtu nën vëzhgim të ngushtë pasi u luajt në temperatura -16°C, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja ishte temë diskutimi edhe për shkak të arbitrit Marco Antonio Ortiz Nava. Arbitri meksikan u pezullua për gjashtë muaj pasi i kërkoi autograf Messit.

“Me këtë lëvizje, Ortiz Nava ka vënë në pikëpyetje paanshmërinë e tij”, tha CONCACAF.

Mediat meksikane raportuan se Ortiz kishte kërkuar një autograf për një pjesëtar të familjes me nevoja të veçanta, por CONCACAF nuk lejon ndërveprime të tilla midis gjyqtarëve dhe lojtarëve dhe Ortiz është paralajmëruar se mund të përballet me një pezullim të pacaktuar nëse bën diçka të tillë përsëri.

Ndërsa zgjat pezullimi i tij nga CONCACAF, Ortiz do të jetë në gjendje të arbitrojë në kampionatin meksikan.

/GazetaBlic Sport