Showtime

I kërkohet të vendosë maskë, Enca shokon: Vendos të brendshmet në fytyrë

04/12/2021 11:29
nga:Genita C

Si shumë nga artistat tjerë edhe Enca ka vendosur që të fillojë pushimet në Dubai.

Duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ajo nuk ka të ndalur me pozat e saj për të cilat komentohet pa masë, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, ajo ka befasuar ndjekësit me imazhet ku u shpreh se po i kërkohet të vendos maskën.

Mirëpo, në vend të saj ajo u shfaq me të brendshme në fytyrë.

“Kur më thoni që të mbajë maskë mbrojtëse”, ka shkruar ajo në përshkrim./GazetaBlic/