Gareth Bale iu kërkua të nënshkruante një fanellë të Real Madridit përpara fitores së Los Angeles FC ndaj Nashville dhe tifozët po e pëlqejnë reagimin e tij.
Sulmuesi kaloi nëntë vjet në Santiago Bernabeu dhe tani vendosi të transferohet në LA për të vazhduar karrierën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai ka disa fansa në mbarë botën, dhe njëri prej tyre ishte i pranishëm në GEODIS Park të hënën.
“Të lutem firmos këtë këmishë vëlla. Të dua vëlla”, i thotë tifozi lojtarit të njohur.
Bale nuk refuzoi dhe ia plotësoi dëshirën tifozit, teksa në rrjetet sociale mori lavdata për gjestin e bërë.
/GazetaBlic Sport


