Sporti

“I kam krejtë lojtarët rezervista në klube”, Mancini ankohet se në Arabinë Saudite ka shumë lojtarë të huaj

09/10/2024 13:14
nga:Lorik J

Trajneri i Arabisë Saudite – Roberto Mancini, është ankuar për numrin e madh të të huajve që luajnë në kampionatin vendas. Sipas tij, kjo ndikon drejtpërdrejt në performancën e kombëtares.

Arabia nuk e nisi mirë fazën finale të kualifikueseve aziatike për Kupën e Botës 2026. Djemtë e Mancinit u mbajtën çuditërisht në barazimin 1-1 nga Indonezia në ndeshjen e tyre të parë.

“Lojtarët arabë duhet të gjejnë më shumë hapësirë ​​me Ligën Saudite. Duhet më shumë bashkëpunim mes Federatës dhe Ligës. 20 nga lojtarët që kam thirrur janë gjithmonë rezervë në klubet e tyre”, tha Mancini përpara ndeshjes me Kinën.

/GazetaBlic Sport