Është varrosur legjenda e boksit kosovar, Nazif Gashi, i cili vdiq sot në moshën 74-vjeçare.
Ai u varros në Prishtinë, derisa bëhet e ditur se mbledhja komemorative për të ndjerin do të mbahet nesër, 11 dhjetor.
Nazif Gashi ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme si boksier. Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të Klubit të Boksit Prishtina, ekip që për shumë vite dominoi në ish-shtetin federativ dhe la gjurmë të pashlyeshme në boksin e ish-Jugosllavisë.
Në vitet e 70-ta e 80-ta, Nazif Gashi së bashku me boksierët e tjerë të Prishtinës i dhanë sportit kosovar momente krenarie dhe suksesi, duke u bërë frymëzim për gjenerata të tëra.
Largimi i tij lë një boshllëk të madh, por trashëgimia sportive që la pas do të mbetet e paharruar.

