Lajme

I jepet lamtumira e fundit Hamide Magashit, shtatzënës që u vra nga ish- burri

12/02/2022 13:41
nga:Gazeta Blic

Para pak çastesh i është dhënë lamtumira e fundit Hamide Magashit, e cila u vra të mërkurën para Gjinekologjisë në Prishtinë, një ditë para se ta sillte në jetë foshnjën e saj.

Në varrimin e 35 vjeçares përveç familjarëve po marrin pjesë edhe një numër i madh i qytetarëve. Pjesëmarrëse në varrim është ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari për vrasjen makabër, Sokol Halili, është ende në arrati. E ndjera Magashi kishte raportuar se kishte pasur në vazhdimësi dhunë nga i dyshuari Sokol Halili.

Ajo kishte deklaruar se në çdo vizitë të cilën e kishte bërë te familja e saj kishte qenë nën përcjelljen e vjehrrës dhe vëzhgimin nga afër të bashkëshortit.