Sporti

I jashtëzakonshëm Haxhihamza, pret dy penallti në ndeshjen ndaj Llapit

10/26/2022 14:49
nga:Mergim Rreci

Llapi e ka dështuar përsëri ta barazojë rezultatin ndaj Dukagjinit.

Krasniqi ka ekzekutuar penalltinë në minutën e 90-të, por Haxhihamza ka pritur përsëri, shkruan GazetaBlic Sport.

Haxhihamza priti penalltinë edhe në pjesë e parë, atje ku Progni dështoi të shënonte.

Kjo është një paraqitje fantastike nga portieri i skuadrës së Dallkut.

Kanë mbetur vetëm edhe pak minuta deri në fund të ndeshjes.