Etrit Berisha, portieri shqiptar ka fituar Kupën e Suedisë me ekipin e tij, Hacken.
Berisha priti sot dy penallti në finalen e madhe ndaj Malmos, duke u bërë heroi i ekipit të tij në Suedi, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas kohës së rregullt nuk pati fitues, teksa Berisha ishte heroi i penalltive, duke pritur dy gjuajtje.
Ekipi i tij, Hacken fitoi me rezultatin 2-4, për t’u stolisur me Kupën e Suedisë.
/GazetaBlic Sport


