Ermal Krasniqi ka shënuar sërish për ekipin e Clujit në Rumani.
Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi i cili e nisi lojën nga stoli, u aktivizua në pjesën e dytë dhe realizoi gol në minutën e fundit të kohës së rregullt, për t’ia dhuruar fitoren ekipit të tij ndaj Arges, shkruan GazetaBlic Sport.
Goli i tij në minutën e 89’të, ia siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Rumanisë ekipit të Cluj.
Më poshtë gjeni golin e bukur nga Ermal Krasniqi:
Ermal Krasniqi s'ka të ndalur, futet në lojë dhe realizon gol të bukur për Cluj ???? pic.twitter.com/axiYzMK5Sb
— LIG Sport (@lig_sport) April 6, 2023


