Ka përfunduar në barazimin “dramatik” 1 – 1 kryesndeshja e javës së 16-të mes Dinamo Zagreb dhe Hajduk Spilt mes 14 kartonë të verdhë. Goli i sulmuesit shqiptar Arbër Hoxha në minutën e 102 ka bërë që kryeqytetasit të shpërthejnë në festë.
Pikërisht finalizimi i anësorit të Kombëtares i mundëson Dimamos mbrojtjen e kreut në kampionatin kroat edhe pas kësaj jave me 32 pikë, 1 më tepër karshi Hajdukut, teksa 27-vjeçari u vlerësua “Lojtari i Ndeshjes”.
Hoxha e nisi ndeshjen si titullar, pavarëssht dëmtimit që mori në takimin e datës 1 dhjetor kundër Goricës, duke treguar formë të mirë fizike.
⚽️DINAMO – HAJDUK 1:1 – U 102. minuti Arber Hoxha donosi poravnanje Dinamu za erupciju oduševljenja na Maksimiru. #hnl #supersporthnl #hajduk #dinamo pic.twitter.com/LF6kr3nxkB
— sportnet|HR (@sportnet_HR) December 6, 2025


