Lajme

I iku policisë me shpejtësi, kërkohet shoferi në Kamenicë

10/11/2025 09:39
nga:Y I

Një person është vënë në kërkim të policisë në fshatin Hodonoc të Kamenicës mbrëmjen e së premtes.

I njëjti, siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, nuk i është ndalur forcave të rendit gjatë lëvizjes me një furgon.

“Njësia policore ka sinjalizuar për tu ndaluar një kombi me targa vendore mirëpo, i njëjti nuk i është bindur urdhrit për ndalim duke vazhduar lëvizjen me shpejtësi duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik”.

“Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari (i njohur për policinë) është në kërkim”.