Lajme

I hutuar gjatë fjalimit, Biden në gjendje jo të mirë shëndetësore?

04/15/2022 13:11
nga:Astrit Gashi

Çfarë po ndodh me Joe Biden? Rastet kur presidenti amerikan Joe Biden duket se nuk është në gjendjen e tij më të mirë, vijnë duke u shtuar.

Pas një fjalimi në Greensboro, Karolinën e Veriut, ku diskutoi në lidhje me problemet e zinxhirit të furnizimit, probleme me të cilat shumë shtete në fakt janë duke u përballur pas nisjes së luftës në Ukrainë, Biden u pa të kthehej pas dhe zgjati dorën të përshëndeste dikë, kur në fakt në skenë nuk ishte asnjë tjetër i pranishëm pranë tij.

Presidenti Biden shihet më pas i hutuar, duke i ktheyer shpinën publikut.

Kjo ngjarje, bashkangjitur edhe faktit që presidenti amerikan pretendoi se kishte shërbyer si profesor në Universitetin e Pensilvanisë, pavarësisht se nuk kishte dhënë kurrë një orë mësimi atje, është shfrytëzuar nga republikanët për të vënë në dyshim aftësitë njohëse të Biden.

Javën e kaluar,79 vjeçari Biden dukej i çorientuar gjatë një takimi, ku ish-presidenti Barack Obama vizitoi Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga largimi i detyrës.

Sjelljet e fundit të çuditshme të Joe Biden ndezën një furi reagimesh në rrjet.