Qeveria e Venezuelës u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të ngrihen kundër sulmit të dukshëm amerikan, pasi presidenti Nicolás Maduro shpalli gjendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin.
“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion imperialist”, thuhet në deklaratë, shkruan The Guardian.
Qeveria e Venezuelës ka akuzuar SHBA-në për “agresion ushtarak” pas shpërthimeve që u dëgjuan mëngjesin e sotëm në Karakas dhe helikopterët që u panë duke fluturuar shumë poshtë mbi qytet.


