Lajme

I gjithë rajoni i Kievit i çliruar nga pushtuesi rus

04/02/2022 20:06
nga:Astrit Gashi

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar tha se forcat ukrainase kanë rimarrë të gjithë rajonin e Kievit.

Malyar tha se “i gjithë rajoni i Kievit është çliruar nga pushtuesi”.

Ka pasur edhe raportime të tjera që forcat ukrainase kanë rimarrë territorin rreth kryeqytetit ditët e fundit, derisa forcat ruse po tërhiqen.