Lajme

I gjenden 200 kg kokainë në makinën zyrtare, arrestohet kryebashkiaku

01/04/2022 22:06
nga:Y I

Policia ka bërë një kapje spektakolare drogash në Niger, duke sekuestruar 200kg kokainë në kamionin zyrtar të një kryebashkiaku vendas.

Si kryebashkiaku dhe shoferi i tij, të cilët gjendeshin brenda automjetit në kohën e aksionit, u arrestuan pas gjetjes së 199 “tullave” të kokainës, të cilat llogariten me vlerë rreth $8.7 milionë.

Dyshja u ndaluan të dielën në një kryqëzim në veri të vendit afrikan, në rrugën që shkon drejt pikës tregtare në shkretëtirë Agadez, thanë autoritetet policore.

Në një deklaratë të zyrës kombëtare anti-droga në Niger konfirmohej se kapja ishte në një masë rekord për zonën, por nuk jepeshin më shumë detaje.

Afrika perëndimore është kthyer në një rrugë të rëndësishme tranziti për drogat e Amerikës latine drejt Evropës.

Në tetor në Senegal u sekuestruan më shumë se dy ton kakainë e pastër nga një anije në portin e saj.

Një masë e ngjashme kokaine u sekuestrua ne vere dhe nga autoritetet në Gambia, në një dërgesë nga Ekuadori.


Policia ka bërë një kapje spektakolare drogash në Niger, duke sekuestruar 200kg kokainë në kamionin zyrtar


Si kryebashkiaku dhe shoferi i tij, të cilët gjendeshin brenda automjetit në kohën e aksionit, u arrestuan pas gjetjes së 199 “tullave” të kokainës


Afrika perëndimore është kthyer në një rrugë të rëndësishme tranziti për drogat e Amerikës latine drejt Evropës.