Lajme

I dyshuari për vjedhje të rëndë tentoi të arratiset nga Pallati i Drejtësisë, dërgohet për mjekim – detaje nga Policia

01/29/2026 19:36
nga:G B

Një person i dyshuar për “vjedhje të rëndë” ka tentuar të arratiset të mërkurën nga Pallati i Drejtësisë, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmaur për Gazeta Blic, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Ai tha se i dyshuari ka pësuar lëndime trupore gjatë tentativës për arratisje, i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor.

“Gjatë ditës së djeshme, një person i arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale Vjedhje e rëndë, ka tentuar të arratiset nga Pallati i Drejtësisë, por i njëjti është ndaluar. Gjatë tentimit për arratisje, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar për tretman mjekësor”, tha Pllana për Gazeta Blic.