Lajme

I dyshuari për therjen e katër personave në Ferizaj u lirua para një kohe nga burgu

11/12/2024 10:56
nga:Gazeta Blic

Një ngjarje e rëndë e ka tronditur të hënën Ferizajn.

59-vjeçari Ekrem Sadiku, dyshohet se i ka therur me thikë katër persona, në mesin të cilëve edhe dy vajza të mitura.

Ende nuk dihen motivet e këtij rasti.

Klankosova.tv mëson se i dyshuari kishte qenë në burg dhe ishte liruar para një kohe.

Sipas informacioneve, ai ende nuk është intervistuar ende.

Intervistimi i tij pritet të bëhet sot gjatë ditës, derisa motivet e ngjarjes pritet të zbardhen pasi të përfundojnë hetimet.